Një person nga Komuna e Prizrenit, e ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Ky rast ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, derisa rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi, bëri të ditur se viktima ka qenë i moshës 63 vjeçare, dhe vdekjen e kanë konstatuar ekipet e emergjencës.
Ai shtoi se të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin
“Në ora 16 një kamion e ka goditur një person i cili ishte në biçikletë. Nga mjeku është konstatuar vdekja, të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po ashtu, prokurori i shtetit, ata janë duke u marrë me rastin dhe janë ende në vend të ngjarjes. Në emergjencë e kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Bytyqi.