Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, në magjistralen Gjakovë-Prishtinë. Si pasojë një 6 vjeçare ka humbur jetën.
Mësohet se janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia në Rajonin e Gjakovës.
Sipas Policisë në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi kurse arsyeja e aksidentit ishte tejkalimi i veturës në vend të palejuar.
Prokurori dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Ndërkohë, duhet kujtuar se sot gjatë ditës edhe një 65 vjeçar ka vdekur në Prishtinë, si pasojë e një aksidenti./Telegrafi