Telegrafi

Vdes një 46 vjeçar nga Hajvalia, dyshohet se e vari veten në garazhin e shtëpisë

Një person i moshës 46 vjeç dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij, duke u vet varë në garazhin e shtëpisë së tij në Hajvali.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata për një person pa shenja jete. Mbështetur në informacionet e para janë ngritur dyshimet që viktima një mashkull 46 vjeç të jetë vet varur në garazhin e shtëpisë së tij. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ana e mjekëve në shtëpinë e shëndetit në Hajvali”, tha Borovci.

Ai shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj. /Telegrafi/