Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Graçanicë, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rasti është iniciuar në polici këtë të enjte si “hetim mbi vdekjen”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.
Tutje, Ahmeti është shprehur se aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit.
“Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/