Telegrafi

Vdes një 28-vjeçar, u vet-aksidentua në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi për një vet-aksident në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë, ku si pasojë ka vdekur një 28-vjeçar, drejtuesi i automjetit, ndërkaq pasagjeri është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Rasti për Telegrafin e konfirmuan nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Sot, më 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i Vogël, aksi rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.

Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve të Trafikut rajonal në Gjilan. /Telegrafi/