Një 28-vjeçar ka humbur jetën, pasi që i njëjti ishe goditur të shtunën nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se viktima ishte aksidentuar dje rreth orës 17:00 dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk u mbijetoi plagëve.
“Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/