Site icon Telegrafi

Vdes nipi i Bin Ladenit: Hamza, trashëgimtar i Al Kaidës, fëmijën e cilësoi si hero që improvizonte skena martirizimi (Foto)

Nipi i Osama Bin Ladenit, organizatorit të masakrës 11 shtatorit 2001 në New York, thuhet se ka vdekur.

Fëmija i quajtur Osama, njëjtë sikurse gjyshi terrorist, është cilësuar si ‘martir’ nga babai tij Hamza Bin Laden, të cilin xhihadistët e vlerësojnë si ‘trashëgimtar’ të drejtuesit të al Kaidës.

Në një letër të shkruar nga Hamza, fëmija tij më i vjetër përkujtohet si ‘hero i guximshëm’, ndërsa u përshkrua si ‘nip i trimërisë’ – ndërsa përmendet se ishte i aftë të kryente skena martirizimi.

Osama i ri, të cilin i ati e cilëson si hero dhe martir

Shënimi i titulluar ‘Letër nga Sheikh Mujahid Hamza Bin Laden’, është shpërndarë nga media propagandistike e Al Kaidës, së bashku me fotografinë e Osamas të riut.

“Po e ngushëllojmë vetën me martirizimin tënd, heroi ynë i guximshëm… nipi i trimërisë… djali ynë Osmama. Allahu pastë mëshirë për të”, shkruan mes tjerash në letër.

Nuk janë dhënë detaje, për moshën apo mënyrën se si ka vdekur.

Në anën tjetër, një medium saudit ka thënë se ishte 12-vjeçar dhe vdiq nga një sëmundje.

Mes tjetër, në shënim thuhej se Osama i ri improvizonte skena martirizimi kur luante me shokë, ndërsa nuk thuhet se ku ka jetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version