Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, transmeton Telegrafi.
“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës. Hakifi ishte pjesëtar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19”, ka shkruar ai në Facebook.
Rudari ka ngushëlluar familjen e Hakif Hodollit.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.
Si pasojë e COVID-19, deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 425 persona./Telegrafi/