Site icon Telegrafi

Vdes nga coronavirusi kreu i kishës ortodokse, por kush ishte Amfilohije që kishte ndikim në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi

Njëri nga njerëzit më të fuqishëm të kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije ka ndërruar jetën në moshën 82-vjeçare si pasojë e infeksionit me COVID-19, shkruan BBC.

Amfilohije me të ardhur në krye të kishës ortodokse në Mal të Zi, kishte paralajmëruar se do të jetë “dëshmitarë i dashurisë së zotit”, e nga ardhja e tij në krye të kishës gjatë vitit 1990, karta politike në Ballkan ka ndërruar plotësisht – ku arriti të luaj rolin kryesor, transmeton Telegrafi.

Për gjenocidin në Srebrenicë kishte folur se si “ka qenë hakmarrje” për luftimet në Dubrovnik të Kroacisë, ku nën tingujt e muzikës u këndoi vullnetarëve që niseshin për vijën e parë të frontit, kurse në Manastirin e Cetinjes bekonte pjesëtarët e njësive paramilitare të Zhelko Razhnatoviqit i njohur si Arkani i akuzuar për krime lufte, dekoroi liderin e Partisë Radikale në Serbi, Vojislav Sheshel dhe mbajti fjalim në ceremoninë mortore të kryeministrit serb të vrarë Zoran Xhinxhiqit.

Me presidentin aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ndërroi rolin nga “bashkëpunëtor” në armikun më të madh. Edhe pse vazhdimisht deklaronte se nuk përzihet në çështjet politike, Amfilohije në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi ishte rivali kryesor i Milo Gjukanoviqit.

“Pas zgjedhjeve në Mal të Zi ku partia e Gjukanoviqit humbi pushtetin, Amfilohije u bë një figurë edhe më e rëndësishme”, tha për BBC, Zhelko Injac.

“Përveç aspektit fetar, mund të thuhet lirisht se nëse nuk fitoi pushtetin politik, ai u bë arbitri kryesor politik në Mal të Zi pa të cilin nuk mund të formohet as Qeveria”, ka shtuar Injac gjatë një bisede pak para se Amfilohije të infektohej me COVID-19.

Gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re, në prezencë të përfaqësuesit të koalicionit fitues, në mesin e të cilëve ishte edhe presidenti i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, ato u zhvilluan në prezencë edhe të Amfilohijes në manastirin e Ostrogut.

Në fillim të nëntorit ishte konfirmuar se Mitropoloti është infektuar me coronavirus, e shërim të shpejtë i kishte uruar edhe mandatari i qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiq e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin kurrë nuk është pajtuar.

Ai kishte vizituar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviqin, të cilit i kërkoi falje që nuk kishte mundur të dëshmoj në dobi të tij. E në ceremoninë e varrimit të kryeministrit serb të vrarë, Zoran Xhinxhiq mbajti fjalim. Amfilohije kishte dekoruar liderin radikal Vojislav Sheshel për “orvatjen në Kosovë”, dhe luftën për drejtësi para gjykatës ndërkombëtare.

Ka pasur raporte të mirë edhe me ish-presidenti e Republika Srpskas, Radovan Karaxhiqin, të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në gjyqin ndërkombëtare për krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

Para fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi ai pati deklaruar se “nëse nuk ka paqe mes të vdekurve, nuk do të ketë edhe mes të gjallëve”. E shumë vite më pas duke folur për gjenocidin e kryer nga forcat paramilitare serbe në Srebrenicë, ku humbën jetën mbi 8 mijë meshkuj boshnjakë, ai tha se ka “qenë hakmarrje”.

Në manastirin e Cetinjes, Amfilohije kishte bekuar pjesëtarët e grupit paramilitar të Gardës Vullnetare të serbëve, në krye të cilës ishte Zhelko Razhnatoviq i njohur si Arkan.

E gjatë viteve të fundit kur janë intensifikuar bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, Mitropoloti kishte akuzuar qeverinë në Beograd “se po e tradhtojnë Kosovën nëse diçka japin”. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version