Site icon Telegrafi

Vdes një shtetas i Maqedonisë në ujrat e Oqeanit Indian (Video)

Një shtetas i Maqedonisë ka vdekur në Oqeanin Indian, afër Shri Lankës. Angel. A nga Shtipi ka qenë pjesë e ekuipazhit të kompanisë koreane, ndërkaq ka punuar si sigurim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Calan 5, Ministria e punëve të jashtme e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te vdekja e shtetasit të Maqedonisë, i cili më herët ka qenë pjesëtar i forcave të ARM-së.

Ai ka qenë i angazhuar si sigurim i anijes nga piratët e detit. Pas vetes ka lënë gruan dhe një fëmijë./Telegrafi/

 

Exit mobile version