Një person ka vdekur të hënën në Prizren përderisa ishte duke punuar.
Rasti në polici është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi