Telegrafi

Vdes në rrethana të dyshimta një 25-vjeçar në Shtrubullovë të Drenasit

Foto: Arkiv

Një 25-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta të martën në fshatin Shtrubulovë të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se rreth orës 11:30, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, dhe viktima është një mashkull 25 vjeç”, ka konfirmuar Ahmeti.

Tutje, ajo ka thënë se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes.

Në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen. /Telegrafi/