Site icon Telegrafi

Vdes në QKUK një qytetar nga Obiliqi, i njëjti ishte lënduar në vendin e punës

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar dje ka ndërruar jetë në QKUK një qytetar nga Obiliqi.

Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version