Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor trupi i pajetë i një mashkulli që kishte ndërruar jetë në QKUK, pasi që familjarët e tij nuk janë lajmëruar për ta marr trupin e tij.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten orës 10:08.
“Më 16.01.2020 është raportuar se trupi i pajetë i viktimës mashkull i cili më 09.01.2020 kishte ndërruar jetë në QKUK, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/