Policia raporton se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër e cila ishte lënduar në një aksident më 4 korrik në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Gjakovë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Ndërkaq, Policia vazhdon të apelojë çdo herë që ngasësit e veturave të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion, në mënyrë që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos ato me fatalitet./Telegrafi/