Një 77 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë në njërin nga motelet në këtë komunë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Dje rreth orës 11:36 policia është njoftuar nga një punëtore e njërit nga motelet se një klient është gjetur i vdekur në njërën nga dhomat. Policia së bashku me prokurorin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është 77 vjeçar dhe është nga Prizreni”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se në bazë të ekzaminimeve të para nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij.
Lidhur me këtë rast, ka njoftuar policia edhe përmes raportit 24 orësh.
“Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/