Amalija Knavs, nëna e ish-zonjës së parë Melania Trump, thuhet se ka vdekur.
Knavs ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare.
“Amalija Knavs ishte një grua e fortë që gjithmonë e mbante veten me hir, ngrohtësi dhe dinjitet”, shkroi Melania Trump.
“Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta nderojmë dhe ta duam trashëgiminë e saj”.
Shkaku i vdekjes nuk u njoftua menjëherë, por ish-presidenti Donald Trump u tha të pranishmëve në një festë të Vitit të Ri se Knavs ishte “shumë e sëmurë”.
Në një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, Donald Trump tha “është një natë shumë e trishtuar për të gjithë familjen Trump”.
“Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme dhe do të mungojë përtej fjalëve”, shkroi ai.
Knavs lindi më 9 korrik 1945, në Judendorf-StraBengel, Austri.
Ajo ishte një krijuese modelesh në një fabrikë tekstili, ndërsa burri i saj, Viktor, babai i Melania Trump, ishte një tregtar makinash dhe shofer.
Ata jetuan në Slloveni përpara se të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/