Site icon Telegrafi

Vdes mundësi i klubit Liria, Amir Rexhepi 19 vjeçar

Amir Rexhepi, 19 vjeçar, mundës i klubit të mundjes Liria dhe studentë në Universitetin e Tetovës, ka vdekur nga sëmundja e rëndë e cila e kaploi dy javë më parë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai cilësohej si sportis i shkëlqyeshëm, që kishte fituar luftërat në palestrën sportive, por nuk arriti që t’i mbijetojë sëmundjes.

Paraprakisht u organizua një fushatë për të mbledhur financa për Amirin, që të shërohet, megjithatë çdo shpresë tashmë është shuar pasi që, Amiri nuk i mbijetoi sëmundjes. Varrimi i tij do të bëhet në fshatin Bllacë, pas namazit të ikindisë./Telegrafi/

Exit mobile version