Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare Rexhep Çeliku.
Prej kohësh Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ndërsa vetëm pak ditë më parë Presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit”.
Shumë yje shqiptare kanë shprehur ngushëllimet miqve dhe familjarëve të valltarit shqiptar.
” Lamtumirë Mjeshtër. Rexhep Çeliku. Nder i Kombit. 32.000 rrole”, ka shkruar ndër të tjerash Ermal Mamaqi.
Edhe Aurela Gaçe dhe Eli Fara ka ndarë përzgjedhur fjalët më të mira për mjeshtrin e valles shqipe. /Telegrafi/