Aktori amerikan Leonard Nimoy, i cili luajti rolin e Spock-ut në kult filmin “Star Trek”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare në Los Angeles.
Djali i aktorit, Adam, tha se “vdiq sot si pasojë e një sëmundje kronike të mushkërive”.
Nimoy kishte një karrierë të gjatë si aktor por edhe si regjisor.
Megjithatë ai ishte i njohur mirë për portretizimin e tij të karakterit, gjysmë ujku-njeri.
Vitin e kaluar, aktori zbuloi se vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive, megjithëse nuk konsumonte duhan në 30 vitet e fundit.
Kujtojmë se ditë më partë është raportuar se ishte dërguar në spital pasi vuante nga dhimbja e gjoksit. /Telegrafi/