Telegrafi

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në Veternik të Prishtinës

Në lagjen Veternik të Prishtinës, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë një  grua ka vdekur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore.

Lexo po ashtu Vetura godet rëndë një grua në Veternik të Prishtinës

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57-vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Ndërsa bëhet e ditur se në momentin e goditjes viktima ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj./Telegrafi/