Në lagjen Veternik të Prishtinës, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë një grua ka vdekur.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57-vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha ajo.
Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Ndërsa bëhet e ditur se në momentin e goditjes viktima ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj./Telegrafi/