Një këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga përplasja e dy veturave këtë të premte në rrugën Gjakovë-Prizren, konkretisht në fshatin Rogovë.
E njëjta ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të rënda trupore.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve), ndërsa më vonë trajtim mjekësor iu është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër).
“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Mes tjerash, ai ka deklaruar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident janë ndalur në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/