Site icon Telegrafi

Vdes ish-kryetari i Prishtinës, Sherafedin Sylejmani

Ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma, në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, Sherafedin Sylejmani

Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.

Lexo po ashtu Kur “katundarët” mësynë dikur Prishtinën, për shkak të mungesës së ujit Mitrovica u propozua si kryeqytet i ri (Video)

Gjatë viteve 50 ka punuar si gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.

Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. /RTK/

Exit mobile version