Site icon Telegrafi

Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj

Foto: Arkiv

Ka ndërruar jetë ish kryetari i komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i kësaj komune, Zenun Elezaj.

“Me dhimbje të madhe kam marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, atdhetarit e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj. Prenkë Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar. Kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën”, shkruan Elezaj.

Elezaj tutje i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prenkën. /Telegrafi/

Exit mobile version