Telegrafi

Vdes gruaja që u shpall gabimisht e vdekur ditë më parë dhe i habiti familjarët duke trokitur në arkivolin e saj

Një grua 76-vjeçare, e cila u shpall gabimisht e vdekur dhe i habiti familjarët duke trokitur në arkivolin e saj, tashmë ka ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bella Montoya kaloi shtatë ditë në kujdes intensiv, por vdiq të premten në mbrëmje pasi pësoi një goditje në tru, tha ministria e shëndetësisë e Ekuadorit.

Ajo ishte nën “vëzhgim të përhershëm” pas incidentit të çuditshëm në qytetin Babahoyo, i cili nxiti një hetim qeveritar në spital.

Lexo po ashtu U deklarua si e vdekur, gruaja nga Ekuadori “kthehet në jetë” 8 orë më vonë

Gjithashtu është formuar një komitet teknik për të shqyrtuar mënyrën se si spitali lëshon certifikatat e vdekjes.

Djali i saj Gilberto tha se ai ende nuk ka marrë ndonjë shpjegim mjekësor për atë që ndodhi nga autoritetet – dhe paralajmëroi se gjërat “nuk do t’i lë me kaq”.

Ai shtoi se motra e zonjës Montoya ishte ankuar zyrtarisht dhe po kërkonte të identifikonte mjekun që e shpalli të vdekur fillimisht.

Zonja Montoya, një ish-infermiere, u kthye me urgjencë në spital pasi kaloi pesë orë të gjalla brenda arkivolit të saj në një shtëpi funerali të premten.

“Mamaja ime ishte e mbështjellë me çarçafë dhe duke goditur arkivolin, dhe kur u afruam, pamë se ajo po merrte frymë rëndë”.

Ajo tani është kthyer në të njëjtën shtëpi funeralesh ku ndodhi fillimisht incidenti dhe do të varroset në një varrezë publike. /Telegrafi/