Telegrafi

Vdes foshnja katër muajshe në Istog

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka marr një informatë se më 8 gusht ( ehënë) një foshnje katër muajsh ka ndërruar jetë në fshatin Serbobran të Istogut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova

Sipas tij, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në Istog.

“Më datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informu mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, ka thënë zëdhënësi Rugova.

Telegrafi po ashtu është munduar të marr ndonjë informacion edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë në lidhje me rastin, mirëpo të njëjtit nuk ishin të qasshëm. /Telegrafi/