Si pasojë e një vetëaksdient trafiku që ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës, në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 19 vjeçar, me inicialet J.G., nga fshati Dobërdol i Podujevës.
Nga ky aksident mbeti i lënduar mbeti edhe një person tjetër, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve.
Ky person ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se sot rreth orës 16:30 janë njoftuar nga QKUK se ka ndërruar jetë ky person.
“Sot rreth orës 16:30, jemi njoftuar nga QKUK se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhur më 28 prill 2019, në fshatin Bajçinë të Podujevës. Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G., 18 vjeç”, ka thënë ajo./Telegrafi/