Telegrafi

Vdes edhe një person nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 31 numri i viktimave

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur një pacient i prekur me COVID-19.

Në njoftim thuhet se pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, transmeton Telegrafi.

Deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 31 persona nga coronavirusi krahas sëmundjeve tjera shoqëruese.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 36 raste me COVID-19, duke çuar kështu në 1 mijë e 194 numrin e personave të infektuar me virus./Telegrafi/