Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë, dyvjeçare është dërguar pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 13:18 në Skenderaj.
“Raportohet se një fëmijë i moshës 2 vjeçare, i gjinisë femërore është sjellë pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është nën hetime. /Telegrafi/