Policia e Kosovës ka bërë të ditur se derisa një person ishte duke prerë dru në pyll aksidentalisht ka pësuar lëndime trupore, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bellosicë, Podujevë të dielën në ora.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim