Në fshatin Llukar në hyrje të Prishtinës, një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.
Viktima ka qenë duke ngarë biçikletën në momentin e aksidentit, njofton policia.
Nga plagët e rënda që ka marrë viktima nuk ka mundur të mbijetojë ku rrugës për në QKUK ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.