Telegrafi

Vdes burri nga Podujeva që u rrokullis ditë më parë me traktor

Foto: Ilustrim

Ka vdekur personi i cili ishte rrokullisur ditë më parë me traktor, në fshatin Brainë të Podujevës, njofton policia.

Sipas policisë pas marrjes së lëndimeve të rënda nga rrokullisja viktima është dërguar në QKUK.

Lexo po ashtu Një i lënduar rëndë në rajonin e Podujevës nga rrokullisja me traktor

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Ngjarja kishte ndodhur më 24.06.2022.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/