Një nënë e tre fëmijëve u rrëzua papritur dhe vdiq teksa mbante një fjalim në funeralin e vjehrrit të saj.
Sara Healey, një mjeke 39-vjeçare nga Staines, Angli, pësoi arrest kardiak dhe vdiq në sy të burrit të saj James dhe tre fëmijëve, më i vogli prej të cilëve është gjashtë vjeç.
Tragjedia ndodhi në funeralin e vjehrrit të saj Roy West, 81-vjeç, transmeton Telegrafi.
“Sarah ishte një nga ato që foli në nderim. Ajo papritmas ra në tokë gjatë fjalimit. Përjetoi një sulm aritmie ose arrest kardiak. Ajo nuk kishte asnjë problem me zemrën më parë”, tha nëna e gruas së ndjerë, Gladys Healey.
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një krematorium lokal.
“Kjo është një goditje e tmerrshme për familjen tonë, veçanërisht për James, i cili humbi babanë e tij para kësaj”, shtoi Gladys.
Healey ishte një infermiere e regjistruar dhe një mjeke shumë e kualifikuar, i cila u specializua në onkologji dhe trajtimin e pacientëve me kancer. Kishte edhe klinikën e saj për estetikë.
“Humbja e motrës time më të madhe dhe të vetme është gjëja më e vështirë që kam përjetuar ndonjëherë. Flisja me të çdo ditë dhe kishim një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë që vetëm motrat mund ta përjetojnë. Jeta nuk do të jetë kurrë njësoj”, tha Trish Hill. /Telegrafi/