Telegrafi

Vdes bosi i kriptovalutave, klientët e 190 milionë dollarëve nuk kanë qasje në llogaritë e tyre – sepse “fjalëkalimin e ka marrë me vete”!

Kompania kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave në Kanada ka thënë se nuk mund të paguajë 190 milionë dollarët për klientët, sepse themeluesi i saj vdiq “duke marrë fjalëkalimin me vete”.

Themeluesi i QuadrigaCX, Gerald Cotten, 30 vjeç, vdiq “për shkak të komplikimeve me sëmundjen e Crohn” ndërsa udhëtoi në Indi për të hapur një jetimore në dhjetor, tha gruaja e tij Jennifer Robertson.

Z. Cotten mbante “përgjegjësinë e vetme për trajtimin e fondeve dhe valutave” dhe asnjë anëtar tjetër i ekipit nuk mund të hynte në fondet e ruajtura, tha ajo.

Zonja Robertson tha se rreth 190 milionë dollarë në të dyja, kriptovaluta dhe para normale janë në “ruajtje të ftohtë” – ku kompania, ose vetëm Cotten në këtë rast, mban çelësin, jo klientin.

Gerald Cotten, themelues i QuadrigaCX

Themeluesi mbante “përgjegjësinë e vetme për trajtimin e fondeve dhe monedhave” dhe asnjë anëtar tjetër i ekipit nuk mund të hynte në fondet e ruajtura, shtoi ajo.

Më 31 janar, bordi i drejtorëve të kompanisë aplikoi për mbrojtjen e kreditorëve, me ç’rast Ernst & Young pritet të emërohet të martën për të mbikëqyrur procedurat.

E sigurisht që ka ardhur edhe reagimi i klientëve të QuadrigaCX të cilët kanë thënë se ata nuk janë në gjendje të tërheqin paratë nga llogaritë e tyre. /Telegrafi/