Telegrafi

Vdes babai i të fejuarës së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka marrë një lajm të hidhur në aspektin familjar.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, babai i modeles ka ndërruar jetë pas dy vjetësh të trajtimeve spitalore.

Me të marrë lajmin, bukuroshja ka udhëtuar me aeroplan privat drejt shtetit të amerikës-latine, Argjentinë.

Babai i Georginës, Jorge Eduardo pësoi një sulm në zemër dy vjet më parë dhe për këtë ka qëndruar shumë shpesh në qendrat spitalore.

Modelja gjithmonë ka folur në superlativ për të atin, i cili ishte punonjës sportiv dhe trajner i shumë klubeve të futbollit si dhe ka qenë gjithmonë shtylla kryesore e jetës.

Lexo po ashtu Ronaldo në ditëlindjen e Georginas: Gruaja më e mrekullueshme që Perëndia mund ta vinte në rrugën time

Shumë prej tyre janë të mendimit se Georgina ka marrë këshilla prej tij sa i përket lidhjes me portugezin.

Rodriguez, e cila ka një vajzë biologjike me të Ronaldon të pagëzuar me emrin Alana Martina, ka thënë se “kurrë nuk bëj dallime mes vajzës sime dhe fëmijëve të Cristit që i ka nga nënë surrogate”. /Telegrafi/