Babai i aktorit të njohur Dwayne Johnson, mundësi profesionist kanadez, Rocky Johnson, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.
“World Wrestling Entertainment” konfirmoi lajmin në faqen e tyre të internetit, duke shkruar, “WWE është e trishtuar kur mësoi se Rocky” Soul Man “Johnson (lindur Wayde Douglas Bowles), ish-kampioni i ‘World Tag Team’ dhe babai i Dwayne”Rock”Johnson, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare”.
Lajmi fillimisht u bë i ditur në Twitter, teksa gazetari sportiv i “Wrestling Observer Newsletter”, Dave Meltzer, mbeti i tronditur nga vdekja e tij.
“Çfarë lajmi i tmerrshëm, Rocky Johnson ndërroi jetë, babai i Dwayne. Më të mirën për gjithë familjen”, ka shkruar ai.
Rocky lindi në Nova Scotia, Kanada si Wayde Douglas Bowles dhe filloi mundjen në moshën 16-vjeçe. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1964 dhe më vonë u bë Kampion i Kombëtares së Mundjes në Gjeorgji dhe fitoi disa kampionate të tjera përgjatë viteve ’70, ’80 dhe ‘ ’90.
Ai u bashkua me WWW në 1983 dhe filloi mundjen me Tony Atlas. Të dy u bënë pjesë e ekipit të parë të afrikano-amerikan – i njohur si Patrulla Soul – për të fituar ‘World Tag Team Championship’ në Federatën Botërore të Mundjes (WWF).
What horrible news, Rocky Johnson passed away, Dwayne's father. Our best to Dwayne, Ricky, Ata and the entire family.
— Dave Meltzer (@davemeltzerWON) January 15, 2020
Ai u tërhoq në 1991, por vazhdoi të trajnojë djalin e tij, aktorin Dwayne, për t’u bërë një mundës.
Në qershor 2018, Dwayne i bëri një falënderim babait të tij pasi e mësoi se si të bëhej baba i mirë për tre vajzat e tij. /Telegrafi/