Site icon Telegrafi

Vdes aktivistja e Vetëvendosjes, e aksidentuar një muaj më parë

Aktivista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nita Rexha, ka vdekur pas plagëve që kishte marrë në një aksident trafiku më 14 mars.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha tha se mbrëmë kanë marrë konfirmim nga QKUK në Prishtinë se Rexha ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Po, për personin që po pyesni, ka qenë vetaksident, i cili ka ndodhur me 14 mars në fshatin Landovicë. E aksidentuara që ju po pyesni ka qenë në cilësi të pasagjerit në atë veturë. Nga lëndimet e marra në aksident, mbrëmë vonë kemi marrë konfirmim nga QKUK se ajo ka vdekur”, tha Berisha për Kallxo.com.

Për vdekjen e Nita Rexhës kanë shkruar edhe disa nga kolegët e saj aktivistë të VV-së.

Varrimi i Nita Rexhës do të bëhet sot prej orës 17:00.

Exit mobile version