Telegrafi

Vdes 67-vjeçari në Kamenicë, iu rrokullis vetura

Policia ka njoftuar se një 67-vjeçar ka vdekur në një vet aksident të ndodhur në fshatin Shipashnicë të Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas tij viktima dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me targa gjermane.

“Në bazë të informatave fillestare dyshohet se vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë vozitësi mashkull kosovar i moshës rreth 67-vjeçar nuk ka arritur që t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetuesit policorë të aksidenteve./Telegrafi/