Site icon Telegrafi

Vdes 49-vjeçari që u godit nga vetura një javë më parë në Llaushë të Skenderajt

Ka ndërruar jetë këmbësori 49-vjeçar i cili është goditur nga vetura para një jave në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima  këmbësori  49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version