Pasditen e së premtes në Prizren, një 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se viktima u dërgua në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.
“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra”.
“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni. Për rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.”, ka thënë Bytyqi./Telegrafi/