Katërvjeçari XH.U, i cili u kafshuar nga një tufë qensh ditën e premte, sot rreth orës 13 ju dorëzua plagëve dhe ndërroi jetë në Klinikën universitare “Karil” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Katër vjeçari ishte sulmuar nga qentë në fshatin Baçishtë në Kërçovë, ndërsa ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë këtyre tre ditëve.
Nga MPB informojnë se do të bëhet obduksion i trupit./Telegrafi/