Telegrafi

Vdes 34-vjeçari në Rahovec, gjendet i varur në një lis

Në fshatin Drenoc të Rahovecit, ka ndodhur një rast tragjik, ku një 34-vjeçar është gjetur i varur në një lis.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, përderisa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’”, ka thënë Elezaj për Kallxo.com.

Ai tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.