Telegrafi

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Ka ndërruar jetë 34-vjeçari nga Gjakova, i cili sot rreth orës 10:00, dyshohet se qëlloi vetën me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për Telegrafin se 34-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 12:50 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha ai.

Elezaj më herët tha se viktima ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës.

“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri)”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Një 34-vjeçar tenton të vetëvritet në Gjakovë

Gjithashtu ai tha se njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Elezaj pohoi se në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”./Telegrafi/