93 helmeta që simbolizojnë 93 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e punës janë vendosur në rrethojat e objektit të qeverisë në shenjë proteste, për gjendjen të cilën organizatorët e protestës e kanë krahasuar me luftën.
Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” me ç’rast protestuesit kanë marrë nga një helmet dhe më pas kanë vazhduar për te objekti i qeverisë.
Sipas organizatorëve, nëse qeveria i heq këto helmeta nga rrethojat e objektit, atëherë ata janë bashkëfajtorë.
Organizatori i protestës, Kushtrim Mehmeti, sistuatën e punëtorëve e ka quajtur “gjendje lufte”.
Kjo sepse, sipas tij, vdekja e dy personave për çdo muaj është tregues i një gjendje jonormale për të cilën dikush duhet të japë përgjegjësi.
Mehmeti, po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të ndalen me këtë protestë por, nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, mund të ketë tjera reagime. /KP /Telegrafi/