Dy të rinj që duket se kanë hyrë në Kroacinë, anëtare të BE-së, janë gjetur të vdekur në një pyll pranë qytetit të Drezhnicës.
“Dymbëdhjetë njerëz u gjetën, prej të cilëve dy ishin të vdekur”, tha zëdhënësja e policisë Senka Staroveski për gazetarët.
Rrethanat e vdekjes së tyre mbeten të paqarta, por gazeta e përditshme Jutarnji List tha se burrat, me dokumente siriane, ishin shtypur në vdekje nga një shkëmb pas një rrëshqitjeje në tokë ndërsa ata flinin.
Që nga janari, më shumë se 80 emigrantë kanë vdekur përgjatë rrugëve të migrimit duke filluar në Turqi, sipas vlerësimeve të Mjekëve pa Kufij (MSF). Shkaku më i zakonshëm i vdekjes ka qenë mbytja në ujë, temperatura e ulëta ose aksidentet rrugore.
Në kulmin e krizës së emigrantëve në vitin 2015, qindra mijëra njerëz hynë në Evropë përmes Greqisë dhe vazhduan rrugën përgjatë rrugës ballkanike përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë, Austrisë dhe në Gjermani dhe më gjerë. Disa gjithashtu përdorën shtigjet lindore përmes Bullgarisë dhe Rumanisë.
Por meqenëse vendet përgjatë rrugës ballkanike filluan të anashkalonin kufijtë në fillim të vitit 2016, emigrantët janë detyruar të ndërmarrin rrugë alternative.
Bosnja vlerëson se rreth 10,000 njerëz kanë hyrë në territorin e saj këtë vit, me 4,000 prej tyre tani të vendosur në qytetet Bihac dhe Velika Kladusa.
Qytetet shtrihen pranë kufirit me Kroacinë, e cila po përpiqet të bëhet pjesë e zonës Schengen të lëvizjes së lirë të Evropës.
Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 7,600 emigrantë të sapoardhur – kryesisht nga Pakistani, Siria dhe Afganistani – u regjistruan në Bosnje në gjysmën e parë të vitit 2018.
Kryqi i Kuq dhe vullnetarët lokal boshnjakë thuhet se po ofrojnë ushqim dhe shërbime të tjera bazë për ata që janë në park ose në ndërtesa të braktisura.
BE i ka ndarë 1.5 milionë uro Bosnjës për menaxhimin e krizës së emigrantëve. /kp/Telegrafi/