Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një pllake të shtëpisë, ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike.

Viktima është dërguar në QKMF-Suharekë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete

. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/