Site icon Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Pejës, prokuroria nis hetimet

Në Spitalin e Pejës është raportuar për vdekjen e një personi, me ç’rast Prokuroria ka nisur hetimet.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të pranuar informatën, prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes”, tha Nikçi.

Nikçi nuk ka bërë të ditura detajet tjera derisa sa të hetohet rasti.

“Kjo është e gjitha dhe nuk mund të japim më shumë informata derisa të zbardhen detaje tjera”, tha mes tjerash Nikçi. /Telegrafi/

Exit mobile version