Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur që ka ndodhur një vdekje në komunën e Skenderajt, të cilën e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, bënë të ditur policia./Telegrafi/