Telegrafi

Vdekje e dyshimtë në Shtime

Foto: Ilustrim

Në Qendrën emergjente në Shtime është dërguar pa shenja jete një femër.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit.

“Në Qendrën emergjente në Shtime, ishte dërguar pa shenja jete viktima femër/K. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/